Instituti i Medias i Departamentit të Gazetarisë ka publikuar raportin hulumtues “Integrimi i IA-së në gazetari”. Ky hulumtim është realizuar me mbështetje të FNF-së, ndërkaq është punuar në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Pjesëmarrësve në prezantim iu drejtua Drejtori i Institutit të Medias, Prof. Gëzim Qerimi, i cili ritheksoi angazhimin e IM-së për të hulumtuar trendet e fundit në fushën e gazetarisë. Në këtë ngjarje, përfaqësuesja e FNF-së për Kosovë, Dr. Minire Çitaku, e cila theksoi mbështetjen e fondacionit për ide të tilla inovative dhe me rëndësi për shoqërinë tonë. Gjetjet e hulumtimit u prezantuan nga autori, Dr. Dren Gërguri
Raporti është në këtë link: https://www.researchgate.net/publication/392432868_INTEGRIMI_I_IA-se_NE_GAZETARI